Biografi

Mario Calivà është një poet dhe dramaturg arbëresh. U diplomua në "Dramaturgji dhe Skenar" në Akademinë Kombëtare të Artit Dramatik "Silvio d'Amico" në Romë. Përveç titullit Doktor Ekonomisë dhe Financave, mori dhe një diplomë universitare në Disiplinën e Shfaqes me një tezë mbi Teatrin Arbëresh si vektor i komunikimit të identitetit. Calivà ka punuar në redaksinë Rai Cultura të Romës dhe si praktikant në Teatro Massimo në Palermo.

Që nga viti 2012 ai ka vënë në skenë shfaqet e tij në gjuhën arbëreshe. Ka botuar disa koleksione poezish: Percezioni (Perceptimet), La luce dei punti lontani (Drita e pikave të largëta), Oltre l'oblio della voce (Përtej harresëssë zërit). Në vitin 2017 botoi librin "Portella della ginestra 1 maj 1947, gjashtëmbëdhjetë të mbijetuar tregojnë masakrën" (Navarra). Në vitin 2019 në Prishtinë (Kosovë) për shtëpinë botuese OM është shtypur libri Rrëmbyesi dhe Ara, një dramë dhe monodramë në gjuhë shqipe.

Në dhjetor 2020 monologu "Ara" shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë. Në vitin 2020, shtëpia botuese Besa shtyp "Le Leggi razziali e l'ottobre del 1943" (Ligjet racore dhe tetori 1943) që tregon për hebrenjtë e Rromës, dhe historia monologe në gjuhë arbëreshe "Nostalgjia" e prezantuar në Berlin, Paris, Gjenev, Wien, Bolzano dhe Trento. ë. Në shkurt 2021 shtëpia botuese Besa shtyp "Poezi Arbëreshe". Në janar 2021 në Prishtinë (Kosovë) për shtëpinë botuese OM është shtypur "Dety me Ngyren Portokall" një dramë në akt i vetëm.
Kliko për tu lidhur me faqen time në facebook Instagram



Iniziative